Investim

Xiaomi kërkon 6.1 miliardë dollarë nga IPO-ja e Hong Kongut

Jun 20 2018
0 Shpërndarje
Xiaomi uli pritshmëritë fillestare duke vlerësuar vetveten mes 55 deri në 70 miliardë dollarë pas vendimit për të shtyrë debutimin në Kinë. Xiaomi kërkon 6.1 miliardë dollarë nga IPO-ja e Hong Kongut

Prodhuesi i njohur Kinez i telefonëve inteligjentë Xiaomi synon të ngrisë deri në 6.1 miliardë dollarë nga dalja në bursën e Hong Kongut këtë javë.

Xiaomi, kompani e cila prodhon edhe pajisje të lidhura me internetin, kërkon të shesë 2.18 miliardë aksione me çmim prej 2.17 deri në 2.80 dollarë raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Investitorët pritet të blejnë mes 13 deri në 15% aksione të ofruara në IPO. Xiaomi uli pritshmëritë fillestare duke vlerësuar vetveten mes 55 deri në 70 miliardë dollarë pas vendimit për të shtyrë debutimin në Kinë.

Kjo shtyrje erdhi si rezultat i problemeve me rregullatorët dhe Xiaomi kishte shprehur të ngrinte deri në 10 miliardë dollarë në Hong Kong dhe Kinë.

Themeluar në 2010-ën, Xiaomi pati një 2017 të shkëlqyer duke u bërë prodhuesi i katërt më i madh në botë i telefonëve inteligjentë sipas Counterpoint Research. /CIO Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>