Para disa javësh ishte vënë re se sektori i Windows 8 në Windows Store kishte vetëm 44,680 aplikacione mbarëbotërorë. Kjo shifër ishte një ngadalësim i dukshëm në krahasim me ritmin që kishte në tetor të 2012.
Këtë muaj, me sa duket Microsoft-i ka rritur numrin e aplikacioneve për Windows 8. Sipas një uebfaqeje, MetroStore Scanner, e cila ruan se sa aplikacione janë regjistruar në uebfaqe, doli se numri i përgjithshëm i aplikacioneve kishte arritur në 50,304.
Gjithsesi vihet re një mungesë e theksuar e aplikacioneve të cilat nuk janë cilësore. Deri tani nuk kemi parë shumë aplikacione të nivelit shumë të lartë për Windows 8, si ai i Twitter-it.
Në fakt Microsoft-i po përgatitet të nxjerrë shumë shpejt përditësimet si Mail, Xbox Music dhe shumë të tjera. (CIO Albanian)