Aplikacione

WhatsApp gjobë 225 milionë euro për shkelje të privatësisë

Sht 3 2021
0 Shpërndarje
Politikat janë përditësuar në mënyrë të vazhdueshme. Nën rregulloren e GDPR, autoritetet mund të gjobisin kompanisë deri në 4% të të ardhurave globale. WhatsApp gjobë 225 milionë euro për shkelje të privatësisë

WhatsApp u gjobit me 225 milionë euro nga autoritetet Irlandeze për shkelje të rregullave të privatësisë.

Është gjoba më e madhe vendosur ndonjëherë nga Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave në Irlandë dhe e dyta më e lartë nën rregulloren e privatësisë GDPR.

Facebook, kompania që ka WhatsApp në pronësi, ka zyrat qendrore në Irlandë, dhe autoriteti rregullator Irlandez është ai që ka autoritetin mbi gjigantin e teknologjisë në Evropë.

WhatsApp tha se kundërshtonte vendimin dhe planifikonte ta apelonte. Gjoba vjen pas një hetimi të filluar në 2018-ën nëse WhatsApp ka qenë mjaftueshëm transparent për mënyrën sesi menaxhon informacionin.

Problemet e parashtruara ishin tejet teknike, nëse WhatsApp ka informuar përdoruesit për mënyrën sesi janë përpunuar të dhënat e tyre dhe nëse politikat e privatësisë ishin të qarta.

Politikat janë përditësuar në mënyrë të vazhdueshme. Nën rregulloren e GDPR, autoritetet mund të gjobisin kompanisë deri në 4% të të ardhurave globale. /CIO Albanian