Prodhuesi i njohur Suedez i makinave Volvo shndërroi biznesin e saj të makinave Polestar Performance në një biznes makinash elektrike.
Ky njoftim erdhi të Mërkuren nga vetë kompania e cila zbuloi fokusin e rei në makinat elektrike. Polestar, blerë nga Volvo në 2015-ën, do të prodhojë makina të performancës së lartë me markën e Volvo.
Ofertat e reja do të konkurrojnë me makinat elektrike të Tesla dhe Mercedes AMG tha Volvo. “Polestar do të jetë një konkurrent i besueshëm në tregun global të makinave elektrike të performancës së lartë,” tha një zëdhënës i kompanitë.
Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë dy prej tregjeve më premtuese në këtë drejtim. /CIO Albanian