Business & Management

Vodafone dhe Orange kanë diskutuar një shkrirje të kompanive

Dhj 8 2021
0 Shpërndarje
Të dy kompanitë kanë operacione në Evropë dhe Afrikë dhe konkurrojnë në Spanjë, Rumani, Egjipt dhe Republikën Demokratike të Kongos. Vodafone dhe Orange kanë diskutuar një shkrirje të kompanive

Orange, operatori më i madh i telekomunikacionit në Francë, dhe Vodafone kanë diskutuar një shkrirje të operacioneve në mesin e 2020 dhe fillim të 2021 por që projekti u braktis për shkak të kundërshtive që vinin nga Franca.

Shteti Francez, që zotëron 23% të kompanisë Orange, i trembej humbjes së kontrollit dhe zhvendosjes së zyrave qendrore në Londër.

Një shkrirje kompanive do të kishin krijuar operatorin më të madh të telekomunikacionit në Evropë me 85 miliardë euro të ardhura vjetore.

Të dy kompanitë kanë operacione në Evropë dhe Afrikë dhe konkurrojnë në Spanjë, Rumani, Egjipt dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Madje ishte diskutuar edhe vendosjen e zyrave qendrore në Holandë për të adresuar shqetësimet e shtetit Francez. /CIO Albanian