Business & Management

Vizioni i Meta për metaverse po i kushton shumë kompanisë

Tet 27 2022
0 Shpërndarje
Investimi masiv i Meta në Reality Labs ka qenë i kushtueshëm. Në fillim të vitit Meta tha se kishte humbu 10 miliardë dollarë në Reality Labs në 2021. Vizioni i Meta për metaverse po i kushton shumë kompanisë

Një vit pasi Meta vuri bast mbi metaverse, botët e reja virtuale, koncepti i ri i kompanisë që sundon me disa prej rrjeteve sociale më të mëdha në botë po i kushton shumë.

Reality Labs po humbet para më shumë se asnjëherë më parë tha kompania mëmë e Facebook në raportin më të fundit financiar.

Njësia e cila mbikëqyur projektet e realitit virtual dhe të shtuar të kompanisë humbi 3.7 miliardë dollarë në tre mujorin e tretë të 2022, një rritje e ndjeshme nga 2.6 miliardë dollarë të humbura të njëjtën periudhë një vit më parë dhe 2.8 miliardë dollarë të humbura tre mujorin e kaluar.

Gjatë 2022 Reality Labs ka humbur 9 miliardë dollarë dhe financat e kompanisë pritet të mos ndryshojnë kurs në një periudhë afatshkurtër.

Investimi masiv i Meta në Reality Labs ka qenë i kushtueshëm. Në fillim të vitit Meta tha se kishte humbu 10 miliardë dollarë në Reality Labs në 2021.

Kompania konfirmoi ekzistencën e një pajisje të re të cilën e quan të gjeneratës tjetër e cila do të debutojë vitin e ardhshëm quajtur Meta Quest 3. /CIO Albanian