Grupi Francez mediatik Vivendi fitoi aprovimin e Komisionit Evropian për të vijuar me planet e marrjes nën kontroll të Telecom Italia.
Vivendi prej kohësh kishte planifikuar shitjen e aksioneve të Telecom Itralia në grupin e shërbimeve të transmetimeve Persidera.
Shitja e aseteve erdhi pasi Komisioni Evropian ngriti shqetësimin se Vivendi mund të rrisë çmimet e kanaleve televizive për rrjetet televizive italiane pas marrëveshjes së Telecom Italia.
“Në mënyrë që të adresohen shqetësimet lidhur me konkurrencën, Vivendi vendosi të shesë aksionet e Telecom Italia në Persidera,” tha Komisioni.
Drita jeshile e Bashkimit Evropian nuk ka të bëjë me vendimin e autoritet italian të komunikimeve elektronike për zbritjen e kuotës së aksioneve në Telecom Italia dhe Mediaset. /PCWorld Albanian