Business & Management

Tronditen financat e Big Tech, humbin 350 miliardë dollarë në një javë

Tet 29 2022
0 Shpërndarje
Rezultatet financiare të tre mujorit të tretë të vitit erdhën në kushtet e një inflacioni në rritje, interesave bankare të shtuar dhe frikës së një recensioni ekonomik. Apple ishte e vetmja kompani që u shfaq kundër këtij trendi pasi theu pritshmëritë për të ardhurat dhe fitimet. Tronditen financat e Big Tech, humbin 350 miliardë dollarë në një javë

Përveç Apple, java që po lëmë pas ishte e pamëshirshme ndaj Big Tech. Alphabet, Amazon, Meta dhe Microsoft humbën së bashku 350 miliardë dollarë vlerë tregu pasi publikuan disa raporte financiare shqetësuese për investitorët.

Nga ngadalësimi i rritjes së të ardhurave, ose edhe rënie e tyre në rastin e Meta, tek përpjekjet për të kontrolluar kostot, gjigantët e teknologjisë e kanë gjetur veten në pozita të vështira pas një rritjeje të paprecedent në dekadën që lamë pas.

Rezultatet financiare të tre mujorit të tretë të vitit erdhën në kushtet e një inflacioni në rritje, interesave bankare të shtuar dhe frikës së një recensioni ekonomik. Apple ishte e vetmja kompani që u shfaq kundër këtij trendi pasi theu pritshmëritë për të ardhurat dhe fitimet.

Aksionet ditën e Premte patën ditën e tyre më të mirë në dy vitet e fundit për gjigantin e iPhone.

E kundërta mund të thuhet për Meta që ka shikuar vlerën e aksioneve të kolapsojë në 2022. Kompania mëmë e Facebook nuk arriti dot pritshmëritë e analistëve duke regjistruar të ardhurat mesatare më të ulëta për përdorues në dy vite duke thënë se shitjet në tre mujorin e katërt me shumë gjasa do të ishin një tjetër rënie.

“Shumë gjëra po ndodhin aktualisht në biznes por edhe në mbarë botën, prandaj është e vështirë të thuhet se “do të bëjmë këtë e cila ka për të zgjidhur të gjitha problemet tona,” tha CEO i Meta Mark Zuckerberg gjatë publikimit të raportit financiar ditën e Mërkure.

Aksionet e Meta kishin javën më të keqe që nga IPO-ja e kompanisë në 2012-ën duke rënë me 24% në 5 ditë. Microsoft humbi 2.6% të vlerës së aksioneve pasi dha parashikime të dobëta për fundin e vitit si dhe nuk arriti dot objektivat financiarë me biznesin cloud.

Ndërsa Amazon Web Services shikoi rritjen e saj të ngadalësohej në 27.5% nga 33% që ishte tre mujorin e kaluar. Për Google, rritja këtë tre mujor ishte 38% nga 36% në tre mujorin e dytë.

Google planifikon të vijojë investimet ndërsa synon të ruajë ritmin e rritjes në tre mujorët e ardhshëm.

“Jemi të emocionuar për këtë mundësi që po na jepet, duke qenë se bizneset dhe qeveritë janë në hapat e parë të adoptimit të cloud, dhe ne do të vazhdojmë të investimet,” tha CFO i Alphabet Ruth Porat.

“Mbetemi të fokusuar tek fitim afatgjatë.”

Megjithatë rezultatet financiare nga pjesët tjera të biznesit të Alphabet ishin jo kaq premtuese. Biznesi kryesor i kompanisë, ai i reklamimit, u rrit shumë pak ndërsa të ardhurat nga reklamat në YouTube ranë krahasuar me vitin e kaluar.

Amazon, e cila po përpiqet të arrijë Google dhe Facebook në reklamimin dixhital, postoi rritje të ardhurash e 30% krahasuar me 21% që analistët kishin parashikuar.

“Reklamuesit po kërkojnë reklamim më efektiv, dhe reklamimi ynë është aty ky konsumatorët janë të gatshëm të shpenzojnë,” tha CFO i kompanisë Brian Olsavsky. “Kemi shumë avantazhe që mendojmë se do të ndihmojë konsumatorët por edhe partnerët tanë si shitësit dhe reklamuesit.”

Ndërsa investitorët po kërkojnë mundësi të tjera investimi përtej teknologjisë, ata po gjejnë pjesë tjera tregu të cilat kanë qëndruar si në hije të emrave të softuerit dhe internetit.  Dow Jones Industrial Average është rritur me 3% këtë javë dhe përpara 2021 Dow kishte performuar më keq sesa Nasdaq prej 5 vitesh me radhë. /PCWorld Albanian