Kompania japoneze Toshiba do të lajmërojë blerësin e divizionit të semikonduktorëve javën e ardhshme raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Gjigandi i laptopëve dhe energjisë nukleare përzuri kompaninë Western Digital si një blerës potencial pas spekulimeve të këtij të fundit se Toshiba favorizonte rivalin Amerikan Broadcom.
Në kërkim të një blerësi bordi i Toshiba do të mblidhet me 15 Qershor për të vendosur fituesin e garës. Shitja e biznesit të semikonduktorëve erdhi pas humbjeve të mëdha që kompania pati në SHBA me energjinë nukleare.
Toshiba u shoqërua nga skandale në 2016-ën siç ishte edhe rasti i manipulimit të vlerës së kompanisë me 1,3 miliard dollar. /PCWorld Albanian