Investim

Telefonica kundër blerjes së Liberty Global nga Vodafone

Oct 22 2018
0 Shpërndarje
Vodafone ka kërkuar nga autoritetet Evropiane miratimin të Premten. Autoritetet kanë kërkuar deri më 27 Nëntor afat për të dhënë një vendim. Telefonica kundër blerjes së Liberty Global nga Vodafone

Bosi i Telefonica Deutschland bëri thirrje Bashkimit Evropian të bllokojë blerjen e planifikuar të Liberty Global nga Vodafone me justifikimin se mund të krijojë monopol në tregun e televizionit kabllor në Gjermani.

Gjigandi Britanik Vodafone ofroi 21.8 miliardë dollarë për blerjen e aseteve të Liberty Global në Evropë dhe qershia mbi tortë është filiali i këtij të fundit Unitymedia në Gjermani.

“Kjo blerje do të thotë fundi i konkurrencën në tregun e internetit dhe televizorit kabllor,” tha CEO i Telefonica Markus Haas.

Vodafone ka kërkuar nga autoritetet Evropiane miratimin të Premten. Autoritetet kanë kërkuar deri më 27 Nëntor afat për të dhënë një vendim.

Telefonica Deutschland është operatori i tretë më i madh për nga të ardhurat në Gjermani dhe më i madhi për numrin e abonentëve mobile.

Kompania kontrollohet nga Telefonica Spanjë dhe strategjia e saj është e përqendruar në sektorin mobil.

Lideri i tregut Deutsche Telekom gjithashtu ka kritikuar marrëveshjen por nuk ka kërkuar bllokimin e saj nga autoritetet.

Asetet e Liberty Global janë kryesisht shërbime fikse të internetit, telefonit dhe televizorit në 11 shtete Evropiane si: Britania, Gjermania, Republika Çeke, Hungaria, Irlanda, Holanda, Polonia, Rumania, Slovakia Belgjika dhe Zvicra.

Vodafone gjithashtu zotëron operatorin tjetër kabllor në Gjermani, Kabel Deutschland të cilin e bleu në 2013-ën për 7.7 miliardë euro. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>