Të ardhurat e themeluesit dhe shefit ekzekutiv të Facebook- ut u dyfishuan nga 9.4 miliardë $ në 2012 në 19 miliardë $ në 2013 dhe është pjesë e listës së njerëzve më të pasur, Forbes.
Zuckerberg ishte rritja më e madhe e të ardhurave neto brenda vitit në një person të listës Forbes, pasi gjithashtu pati edhe rënien më të madhe në listën e 2012.
Kjo rritje e madhe në pasurinë e Zuckerberg lidhet direkt me aksionet e Facebook, që pësoi shtatorin e kaluar një rënie deri në 17.55 $ për aksion, por që këtë vit pati gjithashtu një rritje tej mase të madhe deri në 45 $ javën e kaluar. Disa indekse si Indeksi Bloomberg i Miliarderëve i vendos të ardhurat e tij deri në 21.7 miliardë $.
Pjesë e listës së Forbes nuk ishte vetëm Zuckerberg (nga fusha e teknologjisë), por gjithashtu edhe themeluesit e Microsoft, Amazon, Google dhe kompani të tjera teknologjike.
Lista e mëposhtme numëron 10 njerëzit më të pasur në teknologji, renditja e tyre në listën e Forbes dhe të ardhurat e tyre.
Bill Gates: Nr. 1, $72 miliardë
Larry Ellison: Nr. 3, $41 miliardë
Jeff Bezos: Nr. 12 , $27.1 miliardë
Larry Page: Nr. 13, $24.9 miliardë
Sergey Brin: Nr. 14, $24.4 miliardë
Mark Zuckerberg: Nr. 20, $19 miliardë
Steve Ballmer: Nr. 21, $18 miliardë
Michael Dell: Nr. 25, $15.9 miliardë
Paul Allen: Nr. 26, $15.8 miliardë
Charles Ergen: Nr. 32, $12.5 miliardë