Business & Management

Të ardhurat e Google poshtë pritshmërive

Oct 26 2018
0 Shpërndarje
Fitimi i kompanisë arriti në 9.2 miliardë dollarë nga 6.7 miliardë dollar një vit më parë. Të ardhurat e Google poshtë pritshmërive

Ditën e Enjte Alphabet publikoi raportin financiar për tre mujorin e tretë të vitit dhe për herë të parë pas dy vitesh të ardhurat ishin poshtë pritshmërive.

Të ardhurat ishin 33.74 miliardë dollarë, 310 milion dollarë më pak sesa kishin parashikuar analistët.

Shitjet e reklamave përbënin 86% të të ardhurave.

Fitimi i kompanisë arriti në 9.2 miliardë dollarë nga 6.7 miliardë dollar një vit më parë.

Analistët kishin parashikuar fitim prej 10.45 dollarë për aksion por Google fitoi 13.06 dollarë.

Ky raport financiar disi zhgënjyes vjen në një kohë kur gjigandi i kërkimit online u godit nga Komisioni Evropian me 7.7 miliardë dollarë për atë që autoritetet Evropiane e quajnë abuzim me pozitat dominuese të Android. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>