Llogaria zyrtare e New York Post dhe United Press International në Twitter janë sulmuar nga hakerat. Hakerat kanë publikuar poste të rreme.
Në njërin prej tyre shfaqet Papa dhe bashkangjitur shkruhet ‘Lufta e tretë botërore sapo ka filluar’. Mendohet se është sulmuar profili në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Ky është hakimi i fundit i një sërë të tillëve, 4 ditë pasi hakerat sulmuan dhe profilin e Komandës së Lartë Ushtarake Amerikane.
United Press International me bazë në Washington, konfirmoi në një deklaratë se profili i saj në Twitter dhe faqja zyrtare e saj është hakuar. Në profilin në Twitter janë publikuar gjithsej 6 postime të rreme. Sapo është rifituar aksesi, këto postime janë fshirë menjëherë. New York Post do vazhdojë të hetojë mbi sulmin. Edhe media të tjera si AFP dhe BBC kanë qenë në qendër të sulmeve të tilla në muajt e fundit. (CIO Albanian)