Technology

Startupet e reja multi miliardëshe do të jenë të përfshira në teknologjinë klimatike

Tet 26 2021
0 Shpërndarje
Ndryshimi klimatik është një mundësi e madhe biznesi sepse adresimi i sfidave që sjell kërkon përfshirjen e çdo segmenti të industrisë të cilët në vetvete duhet të rishpiken. Startupet e reja multi miliardëshe do të jenë të përfshira në teknologjinë klimatike

Larry Fink, CEO dhe kryetari i bordit të një prej fondeve më të madh në botë të investimit Blackrock, e sheh adresimin e ndryshimeve klimatike si një mundësi e artë për zhvillimin e bizneseve të reja.

“Në besimin tim, 1 mijë unikornët e ardhshëm nuk do të jenë motorë kërkimit, as kompani mediatike, do të jenë biznese që zhvillojnë hidrogjen të pastër, agrikulturë të pastër, çelik dhe çimento të pastër,” tha Fink.

Ndryshimi klimatik është një mundësi e madhe biznesi sepse adresimi i sfidave që sjell kërkon përfshirjen e çdo segmenti të industrisë të cilët në vetvete duhet të rishpiken.

“Arritja e emetimeve zero të karbonit deri në 2050-ën do të kërkojë një revolucion në mënyrën sesi prodhojmë çdo gjë, një revolucion në çdo gjë që konsumojmë. Procesi i krijimit të karburantit, ushqimit, materialeve të ndërtimit dhe të gjitha nevojave të njerëzimit, duhet të rishpiket,” tha Fink.

Ai vazhdimisht ka folur për rëndësinë e qëndrueshmërisë ku ndërmerren vendime me impakt të lartë financiar. Edhe Bill Gates është shprehur së fundi për sasinë e madhe të investimeve që do të shkojnë në teknologjitë klimatike. /CIO Albanian