Aplikacione

Gjejeni gjithmonë ku e keni parkuar makinën me këto aplikacione

Mar 28 2013

Të gjithëve na ndodh në një moment të caktuar: pas një dite të gjatë, harrojmë se ku e kemi parkuar makinën, veçanërisht kur garazhdet e parkimit janë të mëdha dhe përbëhen nga kate me numra dhe shkronja të ndryshme në to. Prandaj, për t’ju ndihmuar të gjeni gjithmonë ku e keni parkuar makinën, zhvilluesit kanë menduar të ndërtojnë aplikacione të ndryshme që i përgjigjen kësaj nevoje duke i bërë ato "shpëtimtarët" tanë.

Pjesa më e madhe e tyre përdorin GPS e smartfonit për të regjistruar vendin e parkimit, ndërsa të tjerë përdorin realitetin e zgjeruar. Nëse harroni edhe kohën kur e keni parkuar makinën, disa aplikacione ju ndihmojnë të dini edhe se sa kohë ka kaluar që kur keni parkuar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>