Business & Management

Shitjet e NFT arrijnë në 22 miliardë dollarë gjatë 2021

Dhj 20 2021
0 Shpërndarje
Pronësia regjistrohet në një regjistër publik, dixhital dhe i decentralizuar që njihet si blockchain. Shitjet e NFT arrijnë në 22 miliardë dollarë gjatë 2021

Tregu global i NTF-ve (non-fungible tokens) arriti në 22 miliardë dollarë këtë vit ndërsa mania për koleksionet dixhitale si Bored Ape Yacht Club dhe avatarët Matrix shndërruan imazhet dixhitale në asete të rëndësishme investimi.

Megjithatë NFT kanë shkaktuar reagime të ngjashme me kriptomonedha nga investitorët veteranë. Sipas tyre ato shfaqin simptopma të paqëndrueshmëria e arti dixhital bitcoin.

NFT-të ofrojnë pronësinë e një sendi unik dixhital, mund të jetë një copëz virtuale arti apo një xhaketë e veshur në metaverse.

Pronësia regjistrohet në një regjistër publik, dixhital dhe i decentralizuar që njihet si blockchain.

Të dhënat e DappRadar tregojnë se shitjet e NFT-ve në 2021 ishin 22 miliardë dollarë, krahasuar me 100 milionë dollarë një vit më parë.

NFT-ja më me vlerë këtë vit ishte The First 5000 Days, një kolazh dixhital nga Beeple, emër i përdorur nga artisti i sendeve dixhitale Mike Winkelmann. NFT-ja u shit për 69.3 milionë dollarë në Mars, arti më i shitur nga një artist ndonjëherë.

Një tjetër NFT Beeple u shit për 29 milionë dollarë. Madje edhe Coca Cola fitoi 575 mijë dollarë duke shitur NFT në formën e një xhakete për metaverse veshur nga ylli i Matrix Keanu Reeves. /CIO Albanian