Computer

SHBA sanksione të reja ndaj kompanive Kineze të inteligjencës artificiale dhe superkompjuterëve

Tet 3 2022
0 Shpërndarje
Edhe pse shumica e superkompjuterëve janë për qëllime shkencore dhe kërkimore, disa prej tyre mund të përdoren për zhvillim armësh dhe mbikëqyrje. SHBA sanksione të reja ndaj kompanive Kineze të inteligjencës artificiale dhe superkompjuterëve

Shtëpia e Bardhë pritet të prezantoj sanksione të reja ndaj Kinës për eksportimin e teknologjive të avancuara kompjuterike që mund të përdoren nga ushtria e vendit komunist.

Masat e reja të cilat sipas New York Times mund të zbulohen kësaj jave, synojnë të kufizojnë aftësinë e Pekinit për të prodhuar armë të avancuara dhe sisteme mbikëqyrjeje.

Sanksionet e reja vinë në vazhdën e sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive teknologjike Kineze si Huawei në 2019-ën nga administrata Trump.

Presidenti Biden do të aplikojë kufizime të tilla edhe ndaj kompanive të tjera Kineze, laboratorëve kërkues shtetërorë dhe entiteteve të tjera.

Kompanive në mbarë botën do tu ndalohet shitja e çdo lloj teknologjike Amerikane për kompanitë dhe entitetet e përcaktuara.

Muajin e kaluar agjencia e lajmeve Reuters tha se Shtëpia e Bardhë synonte të kufizonte shitjet e teknologjive Amerikane për industrinë Kineze të çipeve.

Pritet kufizim i eksporteve edhe të mikroçipeve Amerikane për qendrat e të dhënave në Kinë. Këto masa nuk godasin vetëm qeverinë por edhe institucionet akademike dhe kompanitë e internetit si Alibaba dhe Tencent.

Ndërsa SHBA është vendi me performancën më të lartë të superkompjuterëve më të fuqishëm në listën e Top500, Kina ka numrin më të lartë të superkompjuterëve në këtë renditje.

Edhe pse shumica e superkompjuterëve janë për qëllime shkencore dhe kërkimore, disa prej tyre mund të përdoren për zhvillim armësh dhe mbikëqyrje.

Një rast i tillë është vënë re tek përgjimi i Ujgurëve duke përdorur një superkompjuter ndërtuar nga Intel dhe Nvidia. /CIO Albanian