Business & Management

Sanksionet kundër Huawei japin goditjet e para ndaj gjigandëve Amerikan të teknologjisë

Qer 17 2019
0 Shpërndarje
Aksionet e Brodacom ranë me 8.6% duke fshirë mese 9 miliardë dollarë në vlerë tregu prej kompanisë e cila në të kaluarën kishte zyrat qendrore në Azi po tashmë në Amerikë. Sanksionet kundër Huawei japin goditjet e para ndaj gjigandëve Amerikan të teknologjisë

Broadcom dërgoi një valë goditëse në industrinë e prodhimit të çipeve ditën e Premte ku paralajmëroi se lufta tregtare SHBA-Kinë dhe ndalimi i të bërit biznes me Huawei do ti shkaktojë kompanisë një humbje prej 2 miliardë dollarë.

Paralajmërimi i Broadcom është prova më e qartë e dëmit që po shkakton lufta tregtare e Trump me Pekinin.

Aksionet e Brodacom ranë me 8.6% duke fshirë mese 9 miliardë dollarë në vlerë tregu prej kompanisë e cila në të kaluarën kishte zyrat qendrore në Azi po tashmë në Amerikë.

Prodhuesi e çipeve si Qualcomm, Applied Materials, Intel, AMD dhe Xilinx gjithashtu panë aksionet të binë mes 1.5% deri në 3%.

Aksionet e pothuajse të gjithë furnizuesve të Huawei ranë.

Huawei përbënte 900 milionë dollarë shitje të Broadcom, ose 4% të tij. Industria e semikonduktorëve është ballafaquar me kërkesë të ulët që prej mesit të 2018-ës dhe lufta e fundit gjeopolitike së bashku me sanksionet ndaj Huawei janë një shok më tepër.

Broadcom i cili njihet për çipet e Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS tek smartfonët, gjithashtu është një furnizues i madh i Apple.

Edhe CEO i një tjetër gjiganti Amerikan të prodhimit të çipeve Micron Technology tha se sanksionet ndaj Huawei sjellin paqartësi dhe shqetësime në industrinë e semikonduktorëve. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>