Business & Management

Samsung raportoi fitime rekord për tre mujorin e tretë të 2018

Oct 2 2018
0 Shpërndarje
Ndërsa edhe tre mujori i katërt parashikon 12% rritje të fitimit, në tre mujorin e parë të 2019-ës analistët parashikojnë fitim minimal për kompaninë. Samsung raportoi fitime rekord për tre mujorin e tretë të 2018

Samsung e pret një tre mujor i tretë financiar i shkëlqyer për shkak të fitimeve të larta nga divizioni i çipeve dhe kërkesës së lartë nga qendrat e të dhënave.

Tre mujori Korrik-Shtator do ti sjellë kompanisë 15.5 miliardë dollarë fitim operativ (pa taksa) ndërsa të ardhurat u rritën me 3.7%.

Suksesi i Samsung i atribuohet thuajse i gjithi çmimeve në rritje të çipeve DRAM.

Çmimi i këtyre çipeve është rritur me 14% në tre mujorin e tretë krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë çmimi i çipeve të memories NAND ra ndjeshëm dhe çipet DRAM i pret i njëjti fat sipas analistëve.

Ndërsa edhe tre mujori i katërt parashikon 12% rritje të fitimit, në tre mujorin e parë të 2019-ës analistët parashikojnë fitim minimal për kompaninë.

Prodhimi i çipeve përbën 80% të fitimeve të Samsung por ky i fundit do të përfitojë edhe nga shitja e ekraneve OLED pas lançimit të iPhone të rinj.

Fitimi nga ky divizion ishte vetëm 730 milionë dollarë. /CIO Albanian

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>