Business & Management

Samsung parashikon fitimin më të lartë të viteve të fundit

Kor 7 2021
0 Shpërndarje
Një vit më parë, në muajt e parë të pandemisë, shitjet e Samsung u dobësuan veçanërisht ato të telefonëve dhe televizorëve. Samsung parashikon fitimin më të lartë të viteve të fundit

Gjiganti i teknologjisë Samsung Electronics tha se parashikon që fitimi për tre mujorin që lamë pas të rritet me 53%.

Prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memories dhe i smartfonëve njëkohësisht parashikon fitim operativ prej 11 miliardë dollarësh për tre muajt e mbyllur në fund të Qershorit.

Një vit më parë, në muajt e parë të pandemisë, shitjet e Samsung u dobësuan veçanërisht ato të telefonëve dhe televizorëve.

Që atëherë kërkesa për produkte elektronike është rritur ndjeshëm ndërsa njerëzit po punojnë online ndërsa shumë prodhues çipesh e kanë pasur të vështirë ta përballojnë këtë situatë.

Nëse parashikimet e Samsung provohen të vërteta, do të ishte fitimi më i madh që prej 2018-ës.

Në muajt e fundit prodhuesit e çipave kompjuterikë kanë pasur më shumë fuqi për të rritur çmimet për shkak të mungesës çipave në treg. /CIO Albanian

Tags >

Samsung