Nëse kjo gjë pranohet atëherë për shkak të këtij vendimi kompania Samsung do ta ketë të ndaluar të dërgojë pajisje në SHBA.
Nga ana tjetër gjyqtari i Komisionit Ndërkombëtar të Markave ka vendosur se Samsung-u nuk ka cenuar patentën e Apple që ka të bëjë me mënyrën e përcaktimit nëse një mikrofon ose një pajisje tjetër është lidhur me portën e pajisjes kryesore.
Në rast se komisioni bie dakord me gjyqtarin përgjegjës për çështjen e “selektimit të tekstit”, Samsung do ta ketë të ndaluar të importojë në SHBA produktet e ndryshme që cenojnë patentën duke përfshirë këtu pajisjet Galaxy, Transform dhe Nexus.
Ky vendim kaq i rëndësishëm për kompaninë Samsung pritet të shpallet nga komisioni në muajin gusht të këtij viti. (CIO Albanian)