Internet

Rregulla strikte për gjigantët e teknologjisë

Dhj 4 2020
0 Shpërndarje
Akti i Shërbimeve Dixhitale do të zëvendësojë direktivën EU 2000 të tregtisë online. Akti që duhej të hynte në fuqi më 2 Dhjetor dhe do të shërbejë si presion ndaj mediave sociale për të bllokuar përmbajtje të jashtëligjshme sa më parë të jetë e mundur është shtyrë për javën e ardhshme. Rregulla strikte për gjigantët e teknologjisë

Një rishikim dhe ndryshim drastik për mënyrën sesi kompanitë e teknologjisë rregullohen u prezantua nga presidentja e Komisionit Evropian në konferencën Web Summit që këtë vit u realizua virtualisht.

Ursula von der Leyen tha se komisioni do të rishkruaj librin e rregullave për tregun dixhitale. Më shumë rregulla pritet të pasojnë nga kontrolli i shitjeve të produkteve të pasigurta deri tek përhapja e gjuhës së urrejtjes.

Leyen e përshkroi vetveten si një optimiste e teknologjisë. Vlera e kompanive Evropiane të teknologjisë është rritur me afro 50% gjatë 2020 tha ajo sepse pandemia globale shërbeu si një katalizator inovacioni.

Por kjo do të thotë se gjigantët e teknologjisë mund të ushtrojnë aktivitet jashtë rregullave që aplikohen edhe për përmbajtjet offline. “Askush nuk po kërkon që të gjitha platformat dixhitale të kontrollojnë përmbajtjen e përdoruesve. Kjo do të ishte kërcënim për lirinë e të gjithëve.”

Por ajo tha se nëse përmbajtje të jashtëligjshme raportohen nga autoritetet, duhet të eliminohen.

Akti i Shërbimeve Dixhitale do të zëvendësojë direktivën EU 2000 të tregtisë online. Akti që duhej të hynte në fuqi më 2 Dhjetor dhe do të shërbejë si presion ndaj mediave sociale për të bllokuar përmbajtje të jashtëligjshme sa më parë të jetë e mundur është shtyrë për javën e ardhshme.

Afro 100 mijë njerëz kanë blerë bileta për Web Summit online krahasuar me 70 mijë që u blenë vitin e kaluar me prezencë fizike. Konferenca ka tërhequr emra të shquar përfshirë edhe kampionen e tenisit Serena Williams. Drejtues të lartë si shefi ekzekutiv i Zoom Eric Yuan dhe CFO i Facebook Mike Schroepfer od të kenë mundësi të flasin në këtë konferencë. /CIO.al