Mobile

Portabiliteti shtrihet edhe te numrat fiks në Shqipëri

Pri 16 2013
0 Shpërndarje
Portabiliteti shtrihet edhe te numrat fiks në Shqipëri

Telefona FixDuke filluar nga data 1 prill, shërbimi i portabilitetit të numrit është shtrirë edhe në numrat fiks në Shqipëri.

Tashmë, qytetarët kanë mundësi të ndryshojnë operatorin e shërbimit fiks, duke mbajtur të njëjtin numër.

Faza e parë e këtij projekti kishte nisur qysh në muajin shtator të vitit të kaluar në zonat e Beratit, Lushnjes dhe Pogradecit.

Në ditët e para të prillit janë realizuar dhe bartjet e para në telefoninë fikse në Tiranë.

Portabiliteti i numrave fiks e plotëson shërbimin e bartjes së numrit në të gjitha nivelet.

Portabiliteti i numrit nisi dy vjet më parë me mundësimin e bartjes së numrave celularë.

Ky proces rezultoi edhe më i suksesshëm se pritshmëritë.

Aktualisht, bartjet e numrave celularë janë më shumë se 100 mijë.

Në shërbimet e telefonisë lëvizshme, portabiliteti i numrit i dha një shtysë të mëtejshme konkurrencës mes operatorëve.

Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ky shërbim i jep edhe tregut të telefonisë fikse një mundësi më shumë për të rritur konkurrencën dhe ofrimit ndaj përdoruesve të alternativave të tyre me shërbime, cilësi dhe çmime konkurruese. (CIO Albanian)