Technology

Plani i BE-së për taksimin e kompanive teknologjike kundërshtohet nga disa vende anëtare

Nov 6 2018
0 Shpërndarje
Ndërsa kritikat nuk kanë munguar me dyer të mbyllura, kjo është hera e parë që ministrat e financave të disa vendeve Evropiane kundërshtuan publikisht nismën e Komisionit. Plani i BE-së për taksimin e kompanive teknologjike kundërshtohet nga disa vende anëtare

Plani i Bashkimit Evropian për të taksuar firmat e mëdha të internetit si Google dhe Facebook thuajse u rrëzua ditën e Marte pasi disa vende anëtare e refuzuan.

Sipas propozimeve të Komisionit Evropian, vendet anëtare duhet të taksojnë me 3% të të ardhurave vjetore kompanitë teknologjike të cilat akuzohen se qëllimisht shmangin taksat duke dërguar fitimin në vendet anëtarë me taksa të ulëta.

Plani kërkon ndryshimin e taksave në fuqi por kërkon aprovimin e 28 vendeve anëtare ku disa prej tyre u shprehën haptazi kundër.

Ndërsa kritikat nuk kanë munguar me dyer të mbyllura, kjo është hera e parë që ministrat e financave të disa vendeve Evropiane kundërshtuan publikisht nismën e Komisionit.

Gjermania e cila fillimisht kishte garantuar mbështetjen ndaj plani, kërkoi rishikimin e tij.

Spanja dhe Britania kanë publikuar planet e tyre kombëtare për të taksuar kompanitë dixhitale.

Italia gjithashtu tha nëse marrëveshja Evropiane nuk arrihet brenda vitit të ardhshëm, do të procedojë vetë me implementimin e një takse.

Austria, e cila mban presidencën e BE-së, tha se një tjetër tentativë për të gjetur akordin mes vendeve anëtare do të bëhet në Dhjetor. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>