Business & Management

PayPal mohon interesimin për të blerë Pinterest

Tet 25 2021
0 Shpërndarje
Megjithatë lajmërimi i PayPal as nuk mohon e as nuk aprovon faktin se kompanitë mund të kenë qenë në bisedime e as se marrëveshja mund të ndodhë në një të ardhme të afërt. PayPal mohon interesimin për të blerë Pinterest

Gjiganti i pagesave online PayPal tha se nuk është i interesuar të blejë Pinterest aktualisht duke mohuar çdo spekulim për një marrëveshje që do ti kushtonte kompanisë 45 miliardë dollarë.

Bloomberg raportoi javën e kaluar se PayPal ishte interesuar për të blerë rrjetin social Pinterest si një mundësi për tu zgjeruar në industrinë e-commerce nisur me trendet e fundit që po ndiqte platforma si një destinacion shitblerjeje online.

Megjithatë lajmërimi i PayPal as nuk mohon e as nuk aprovon faktin se kompanitë mund të kenë qenë në bisedime e as se marrëveshja mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Pinterest nuk ka reaguar në lidhje me raportimet. Marrëveshja u duk e çuditshme në pamje të parë sepse biznesi i PayPal është i orientuar drejt bankingut. /PCWorld Albanian