Karriere

Pas 27 vitesh Bezos largohet nga Amazon

Kor 5 2021
0 Shpërndarje
Sot 27 vite që nga themelimi i Amazon, Bezos vendosi të tëehiqej. Gjatë drejtimit të tij ai zhvilloi principe lidershipi ku shumë argumentojnë se janë në zemër të suksesit të tij. Pas 27 vitesh Bezos largohet nga Amazon

Në 2004 Jeff Bezos dhe këshilltari i tij teknik Colin Bryar shkuan së bashku në qytetin e Takomas, një orë në jug të Siatëllit në Shtetin e Uashingtonit.

Asokohe Amazon ishte një kompani multi-miliardë dollarëshe. Por ata të dy ishte drejtuar për tek qendra e kujdesit ndaj klientit ku shpenzuan dy ditë si agjentë duke asistuar klientët.

“Vetë Jeff po merrte telefonata,” tha Bryar. Ai kujton një ankesë rreth një produkti që vazhdimisht vinte nga konsumatorët dhe Jeff u irritua.

Diçka nuk shkonte me produktin por situata nuk ishte përshkallëzuar. Në fund të ditës ai përmes një emaili kërkon një mënyrë më efikase për etiketimin e produkteve me probleme.

Sot 27 vite që nga themelimi i Amazon, Bezos vendosi të tërhiqej. Gjatë drejtimit të tij ai zhvilloi principe lidershipi ku shumë argumentojnë se janë në zemër të suksesit të tij.

Me këdo të flasësh në Amazon, gjëja e parë që do të dëgjosh është shprehja “fiksimi pas konsumatorit.” Për Bezos fitimi ishte një aspiratë afatgjatë. Që një kompani të jetë e suksesshme, konsumatorët e saj duhet të jenë të lumtur pavarësisht sa e lartë është kostoja.

Bezos i urrente prezantimet në PowerPoint, ai preferonte memo të shkruara me dorë. Për të shmangur personalitetin dominues, ai takonte çdo person individualisht dhe e pyeste sesi ndjehej në lidhje me një pyetje që ai i bënte.

Çdo gjë është e hapur, në tavolinë, dhe bisedat nganjëherë nxehen aq shumë sa vështirë të mos e ndjesh pasionin që fshihet pas tyre. Gjithnjë ka të bëjë me problematikën, asnjëherë me personin.

Amazon ka 14 principe lidershipi dhe një prej tyre është e drejta për të mos qenë dakord. Dhe Bezos dëshironte që kjo kulturë të dominonte edhe nivelet më të larta drejtuese të kompanisë.

Liderët nuk bëjnë kompromis me kohezionin shoqëror. Një njeri që ka ka krijuar një filozofi legjendare pune dhe e përkthyer në një kompani me vlerë 1.8 trilionë dollarë.

Por ai ka pasur edhe kritikë të cilët thonë se biznesi i tij ka krijuar një situatë monopolistike. Megjithatë shumë e njerëzve që punojnë pranë tij sot e kësaj dite nuk kanë arritur të gjejnë karakterin e tij egocentrik që mediat e përshkruajnë. /PCWorld Albanian