Oracle u shpreh e vendosur të apelojë një vendim të gjykatës federale i cili hodhi poshtë pretendimet e kompanisë për shkelje të drejtash autoriale me vlerë 9 miliard dollar nga gjigandi i motorit të kërkimit Google.
Gjatë muajit Maj një juri e liroi Google nga çdo lloj akuze për shkelje të drejtash duke mbajtur anën e kompanisë se përdorimi i 37 API-ve të Java në Android ishte i drejtë bazuar në ligjin e të drejtave autoriale.
Oracle ka kërkuar nga gjykata ripësëritjen e çështjes për të tretën herë. Tashmë kompania vjen me një pretendim tjetër se Google nuk ka dhënë informacion për përdorimin e këtyre API-ve të cilat do të jenë pjesë e Chrome OS duke shtrirë akuzat përtej telefonëve dhe tabletëve.
Të Mërkuren përpara gjykatës së Apelit Oracle tha se kërkon rishikim të vendimit të datës 8 Qershor. (CIO Albanian)