Internet

Nga janë përdoruesit e NFT-ve

Qer 8 2022
0 Shpërndarje
“NFT është një aset dixhital që përfaqëson një objekt real që mund të jetë pjesë arti, muzikë, sende virtuale në lojëra dhe video,” e përshkruan Forbes. Nga janë përdoruesit e NFT-ve

Në 2021 NFT-të fituan një popullaritet të madh në Azinë Lindore dhe Juglindore dhe vende si Kina, Tajlanda dhe Vietnami.

Vitin e kaluar Tajlanda u bë vendi lider në botë për numrin më të lartë të përdoruesve të NFT-ve me 5.65 milionë. Vendi Aziatik ndiqet nga Brazili me 4.99 milionë përdorues dhe SHBA-ja me 3.81 milionë përdorues.

Nëse marrin në konsideratë popullsinë e vendeve në fjalë, Tajlanda është përsëri e para ku 8.08% e popullsisë përdor NFT-të. Në Kanadaja është vetëm 3.67% e popullsisë ndërsa në Brazil vetëm 2.3%.

“NFT është një aset dixhital që përfaqëson një objekt real që mund të jetë pjesë arti, muzikë, sende virtuale në lojëra dhe video,” e përshkruan Forbes.

Blihen dhe shiten online kryesisht me kriptomonedha dhe mbështeten mbi të njëjtën teknologji që aseteve crypto. Në 2021 vlera e përgjithshme e NFT-ve arriti në 41 miliardë dollarë sipas Chainalysis.

Por muajin e kaluar NFT-të humbën shumë popullaritet dhe shitja e tyre ditore ra në 19 mijë nga 225 mijë në Shtator të vitit të kaluar. /CIO Albanian

Tags >

cryptoNFT