Technology

NASA mbledh një ekip hulumtuesish për të vëzhguar UFO-t

Qer 10 2022
0 Shpërndarje
Më shumë se 143 incidente të objekteve të paidentifikuara fluturuese janë raportuar tek Pentagoni që prej 2004 për të cilat ende ska një shpjegim. NASA mbledh një ekip hulumtuesish për të vëzhguar UFO-t

NASA dëshiron të kuptojë më mirë çfarë janë objektet e paidentifikuara fluturues në qiell dhe agjencia për këtë ka grumbulluar një ekip hulumtuesish të cilët do të vëzhgojnë UFO-t.

Edhe pse përdorimi i termit UFO nga NASA të lë një shije teorish konspiracioni apo fantashkencë, agjencia thotë se nuk ka prova të ekzistencës së objekteve me origjinë jashtëtokësore.

Përkundrazi misioni i agjencisë është të grumbullojnë të dhëna shkencore për të kuptuar më mirë objektet fluturuese të paidentifikuara. Arsyeja është e thjeshtë: objekte të tilla pavarësisht origjinës përbëjnë kërcënim për sigurinë e fluturimeve ajrore por edhe sigurinë kombëtare të SHBA.

NASA nuk është e vetmja agjenci Amerikane që ka një interes të shtuar për UFO-t. Muajin e kaluar Kongresi mbajti dëgjesën e parë në 50 vite për UFO-t ku zyrtarë të Pentagonit raportuan gjetjet e tyre.

Më shumë se 143 incidente të objekteve të paidentifikuara fluturuese janë raportuar tek Pentagoni që prej 2004 për të cilat ende ska një shpjegim. /CIO Albanian

Tags >

nasa