Aplikacione

Musk paditet në gjykatë nga një investitor i Twitter

Tet 11 2022
0 Shpërndarje
Musk ofroi të blinte Twitter për 44 miliardë dollarë në muajin Prill përpara se të tërhiqej nga marrëveshja në Korrik. Musk paditet në gjykatë nga një investitor i Twitter

Një investitor i Twitter nisi një padi ndaj Elon Musk ditën e Hënë duke e akuzuar miliarderin se po manipulon tregjet në mënyrë që të sigurojë një marrëveshje më të mirë dhe është beteja ligjore më e fundit që nis në këtë situatë të turbullt.

Musk ofroi të blinte Twitter për 44 miliardë dollarë në muajin Prill përpara se të tërhiqej nga marrëveshja në Korrik.

Ai akuzoi kompaninë publikisht se kishte ofruar informacione të pasakta lidhur me llogaritë e rreme në platformë.

Twitter paditi Musk në gjykatë për të çuar marrëveshjen deri në fund dhe çështja dukej se po shkonte në gjykatë këtë muaj deri në momentin që Musk bëri një kthesë duke thënë se pranon të nënshkruajë marrëveshjen.

Vetë marrëveshja nuk është finalizuar ende. Pasuria e Musk llogaritet në 218 miliardë dollarë sipas Forbes.

Në padinë e tij investitori e akuzon Musk për sjellje “mashtruese dhe të paligjshme.” /CIO Albanian