Miliarderi rus, Mikhail Fridman, njoftoi ditën e sotme se ka investuar plot 200 milion dollar në startupin amerikan njohur të shërbimin e taksive, Uber shkruante agjensia e lajmeve Reuters.
Megjithatë ai nuk bëri të ditur se sa përqind të aksioneve bart. Pak muaj më parë, Uber mori afro 5 miliard dolla investime.
“Ne besojmë tek vizioni dhe aftësitë e ekipit të talentuar të Uber drejt ndërtimi të një kompanie lider në teknologjinë e informacionit,” u shpreh Fridman. Në Janar, mediat ruse shkruanin se edhe miliarderi tjetër, Alisher Usmanov kishte investuar miliona dollar tek Uber. (CiO Albanian)