Microsoft ka konfirmuar spekulimet se kompania është pranë mbylljes së zyrave të Skype në Londër duke lënë në dritë të diellit plot 400 punojës.
Qëndrimi zyrtar i kompanisë arsyeton se kjo lëvizje e re vjen si rezultat i strategjisë së konsolidimit të operacioneve të Microsoft globalisht. Nuk do të jetë vetëm Skype që do të preket nga këto ndryshime por edhe konkurrenti i drejtpërdrejtë i Slack, Yammer.
Zyrat qëndrore të kompanisë në Luksemburg do të marrin drejtimin e operacioneve të Skype dhe Yammer në Europë. Analistët u shprehën se kjo është një prej goditjeve të para ndaj ambicjeve Britanike dhe votës së saj Brexit për ta shndërruar Londrën në një qendër globale të teknologjisë.
Skype u themelua në 2003 dhe u shndërrua në një nga platformat më popullore në botë kohë përpara se të blihej nga Microsoft në 2011-tën. (CIO Albanian)