Business & Management

Microsoft fitime rekord prej pandemisë

Kor 28 2021
0 Shpërndarje
Akoma më impresionuese është rritja me 47% e fitimit në 16.5 miliardë dollarë. Çelësi i suksesit për Microsoft është ai që ka qenë vitet e fundit. Microsoft fitime rekord prej pandemisë

Biznesi i Microsoft vazhdon të lulëzojë falë lidershipit që gëzon në shërbimet cloud dhe aplikacionet e produktivitetit. Në raportin e tre mujorit të fundit kompania tha se kishte pasur 21% rritje të ardhurash krahasuar me vitin e kaluar duke arritur në 46.2 miliardë dollarë.

Akoma më impresionuese është rritja me 47% e fitimit në 16.5 miliardë dollarë. Çelësi i suksesit për Microsoft është ai që ka qenë vitet e fundit.

Shërbimi cloud u rrit me 30% dhe rritja vazhdon edhe në aplikacionet Office, Linkedin dhe shërbime të tjera dedikuar bizneseve që së bashku janë rritur me 25%. Madje edhe biznesi i kompjuterëve personal ku përfshihen Windows dhe Xbox u rritën me 9%.

Mbarë viti fiskal që kemi hyre ka qenë i fuqishëm për Microsoft. Për 2021 Microsoft pret një rritje të ardhurash me 18% në 168 miliardë dollarë dhe fitim me 38% në 61 miliardë dollarë. /CIO Albanian