Uncategorized

Microsoft bashkëpunim me Johnson& Johnson

Jan 14 2022
0 Shpërndarje
J&J duke qenë se fokusohet në robotikë, imazheri, të dhëna dhe analitikë, inteligjencë artificiale dhe zgjidhje digjitale, me ndihmën e Microsoft synon te lidhë këto teknologji dhe të zgjerojë platformat e saj digjitale. Microsoft bashkëpunim me Johnson& Johnson

Kompania e pajisjeve mjekësore  J&J (Johnson&Johnson) lidh partneritet me kompaninë e mirënjohur në fushën e teknologjisë Microsoft , ku qëllimi kryesor konsiderohet transformimi i zgjidhjeve të tyre digjitale.

Microsoft Cloud do mbështesë dhe sigurojë një platformë në përputhje me “forcimin e rrjedhës së punës dhe rritjen e vendimeve kirurgjikale për një eksperiencë sa më të mirë për klientët në përgjithësi”, komunikon J&J.

J&J duke qenë se fokusohet në robotikë, imazheri, të dhëna dhe analitikë, inteligjencë artificiale dhe zgjidhje digjitale, me ndihmën e Microsoft synon te lidhë këto teknologji dhe të zgjerojë platformat e saj digjitale.

“Bashkëpunimi me Microsoft do na ndihmojë ta qojmë qasjen tonë digjitale në një nivel tjetër sepse ne prodhojmë më të mirën” tha Larry Jones, zëvendës president i J&J.

Mbi të gjitha, Peter Schulam u shpreh se: “Në J&J ne po formësojmë një të ardhme ku ndërveprimi mjekësor është më i zgjuar, më pak invaziv dhe më shumë i personalizuar”. Ata gjithashtu u shprehën të emocionuar që do bashkëpunonin me Microsoft./CIO Albanian https://www.technologyrecord.com/Article/microsoft-to-help-johnson-johnson-transform-digital-surgery-solutions-127938./