Aplikacione

Merr dritën jeshile direktiva për rregullimin e e-commerce në BE

Tet 4 2022
0 Shpërndarje
Rregullorja do të publikohet në fletoren zyrtare të Bashkimit Evropian më 13 Tetor ndërsa masat do të fillojnë aplikimin 15 muaj pas hyrjes në fuqi të saj. Merr dritën jeshile direktiva për rregullimin e e-commerce në BE

Ligjvënësit e Bashkimin Evropian dhanë dritën jeshile për ndryshimin e rregullore për sigurinë online të e-commerce në vendet e Unionit dhe është ndryshimi i parë madhor i bazës ligjore për shërbimet dixhitale që prej 2000.

Aprovimi nga Këshilli Evropian i Aktit për Shërbimet Dixhitale(DSA) do të thotë se formalisht nis adoptimi i tij.

Parlamenti Evropian dha bekimin e tij për paketën e re ligjore në Korrik.

DSA sjell rregulla për moderimin e përmbajtjeve dhe rregullimin e tregjeve online në mënyrë të heqja e përmbajtjeve, shërbimeve dhe produkteve të paligjshme të jetë më thjeshtë duke implementuar gjithashtu më shumë llogaridhënie.

Gjithashtu rregullorja vë në shënjestër atë që quhet “modele të errëta të dizajnit” ose ndryshe praktika mashtruese me qëllim që të joshin konsumatorët të bëjnë zgjedhje në kundërshti me interesat e tyre.

Ministri Çek i Industrisë dhe Tregtisë, vend i cili ka presidencën e Bashkimi Evropian, e konsideroi rregulloren e re si një “standard i artë” për rregullatorët e tjerë në mbarë botën.

Rregullorja do të publikohet në fletoren zyrtare të Bashkimit Evropian më 13 Tetor ndërsa masat do të fillojnë aplikimin 15 muaj pas hyrjes në fuqi të saj.

Platformat dhe shërbimet online kanë afat deri në fund të 2024 të aplikojnë rregullat e reja. /CIO Albanian