Media shtetërore Kineze kritikoi ditën e Mërkure Shtetet e Bashkuara për bllokimin e përpjekjeve në parandalimin e sulmeve kibernetike globale pas goditjes që mbarë bota mori nga WannaCry.
Në vetëm 5 ditë u infektuan plot 300,000 kompjutera në 200 shtete të botës dhe Agjencia Amerikane e Sigurisë (NSA) duhet të vihet përballë përgjegjësisë argumenton median shtetërore.
Vetëm të Shtunën janë infektuar mbi 30,000 organizata Kineze shkruante China Daily. Sulmi i cili filloi të Premten është lidhur nga disa hulumtues me Korenë e Veriut.
Autoritetet Kineze vazhdimisht kanë kërkuar një balancë në botën kibernetike. China Daily vendosi theksin tek ndalimi i shitjeve të Huawei në SHBA të cilin e quajtur një hipokrizi.
Gazeta vijoi më tutje duke krahasuar sulmin kibernetik me filmin Amerikan “Die Hard 4.” /CIO Albanian