Business & Management

McAfee shitet për 14 miliardë dollarë

Nën 8 2021
0 Shpërndarje
Në 2012-ën u arratis në Guatemalë për ti shpëtuar arrestimit pasi akuzohej për vrasjen e një komshiu. McAfee shitet për 14 miliardë dollarë

Kompania e sigurisë McAfee u ble nga një grup investitorësh për 14 miliardë dollarë. McAfee u themelua në 1987 nga John McAfee dhe u shqua për softuerët e antivirusëve.

Themeluesi McAfee u largua nga kompania në 1994 ndërsa në 2010-ën u ble nga Intel për 7.68 miliardë dollarë.

Në 2014-ën Intel tha se do të largonte brendin McAfee për tu fokusuar tek “Intel Security.” Tetorin e kaluar kompania u rikthye në tregun e aksioneve.

Në Korrik shiti biznesin Enterprise tek një firmë private për 4 miliardë dollarë. Themeluesi John McAfee kishte pasur një jetë të vështirë pas largimit nga kompania.

Në 2012-ën u arratis në Guatemalë për ti shpëtuar arrestimit pasi akuzohej për vrasjen e një komshiu.

Në Mars u akuzua për mashtrim me skeme kriptomonedhash. Ai u gjend i vdekur në Barcelonë në Qershor pasi Spanja kishte aprovuar ekstradimin e tij në SHBA. /CIO Albanian

Tags >

McAfee