Technology

Ligji Evropian për rregullimin e Big Tech hyn në fuqi në 2023

Maj 10 2022
0 Shpërndarje
Kur të aprovohet DMA mund të shqetësojë modelet e biznesit të gjigantëve botërorë të teknologjisë. Ligji Evropian për rregullimin e Big Tech hyn në fuqi në 2023

Bashkimi Evropian do të vërë në funksion Aktin e Tregjeve Dixhitale në Pranverën e 2023 tha komisionerja për konkurrencën Margrethe Vestager.

Më herë ajo kishte thënë se udhëzimet e reja të cilat do ti vënë fre Big Tech, mund të implementohen në Tetor të këtij viti.

Ende Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA) pret aprovimin nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian. Baza ligjore do të aplikohet për kompani me vlerë tregu mëse 75 miliardë euro dhe me të paktën 45 milionë përdorues aktivë.

Këto kompani rrezikojnë gjoba deri në 10% të të ardhurave vjetore nëse nuk përmbushin kriteret e DMA.

Kur të aprovohet DMA mund të shqetësojë modelet e biznesit të gjigantëve botërorë të teknologjisë.

Apple mund të detyrohet të lejojë shkarkimin e aplikacioneve jashtë App Store, ndërsa WhatsApp dhe iMessage të detyrohen të punojnë me platforma më të vogla komunikimi për të shmangur krijimin e një situate monopolistike. /CIO Albanian