Business & Management

Ku është bashkëthemeluesi i Alibaba Jack Ma

Jan 5 2021
0 Shpërndarje
Në Kinë Alibaba është nën hetim për sjellje monopolistike. Wall Street Journal raportoi javën e kaluar se Pekini po përpiqej të merrte një pjesë të madhe të biznesit të tij duke cituar njerëz të afërt me çështjen. Ku është bashkëthemeluesi i Alibaba Jack Ma

Bizneset e Jack Ma janë nën presion të madh nga autoritetet Kineze. Megjithatë bashkëthemeluesi i perandorisë më të suksesshme të teknologjisë në Kinë dhe sipërmarrësi miliarder nuk është dëgjuar prej muajsh.

Ma nuk është shfaqur në publik e as në median sociale që prej fundit të Tetorit, afro 1 javë nga dalja e shumëpritur në bursë e Alibaba që u anulua më pas nga autoritetet rregullatorë Kineze.

Ant Group, kompania që përfshin të gjitha bizneset e Jack Ma, ka përfunduar duke rimodeluar biznesi nga dalja e shumëpritur në bursë. Autoritetet Kineze kanë kritikuar kompaninë sepse ka dëmtuar konkurrencën dhe abuzuar me pozitat dominuese në treg.

Në Kinë Alibaba është nën hetim për sjellje monopolistike. Wall Street Journal raportoi javën e kaluar se Pekini po përpiqej të merrte një pjesë të madhe të biznesit të tij duke cituar njerëz të afërt me çështjen.

Ma mungoi edhe në finalen e Africa’s Business Heroes që ai e ka krijuar sipas Financial Times. Edhe pse Ma nuk ka asnjë funksion ekzekutiv në kompaninë që bashkëthemeloi, ai mbetet aksioneri më i madh individual i Alibaba me 5% të aksioneve ose përkthyer në vlerë prej 25 miliardë dollarësh. /CIO Albanian