Business & Management

Komisioni Evropian hap hetimet për marrëveshjen Microsoft-Activision Blizzard

Nën 9 2022
0 Shpërndarje
Sipas zyrtarëve të Komisionit, Microsoft ka potencialin ekonomik për të parandaluar konkurrentët të aksesojnë lojërat më të suksesshme të Activision Blizzard përfshirë tituj si Call of Duty. Komisioni Evropian hap hetimet për marrëveshjen Microsoft-Activision Blizzard

Siç pritej Komisioni Evropian do të kryejë një hetim të në shkallë të gjerë të marrëveshjes 69 miliardë dollarëshe për blerjen e Activision Blizzard.

Pas një hetimi paraprak, Komisioni Evropian ditën e Marte tha se besonte që marrëveshja mund të cenonte rëndë konkurrencën përfshirë tregjet e konsolave dhe kompjuterëve gaming.

Sipas zyrtarëve të Komisionit, Microsoft ka potencialin ekonomik për të parandaluar konkurrentët të aksesojnë lojërat më të suksesshme të Activision Blizzard përfshirë tituj si Call of Duty.

Autoritetet thonë se janë të shqetësuar edhe nga fakti se marrëveshja mund tu japë një avantazh kompjuterëve që operojnë me Windows. Nga njoftimi i sotëm Komisioni Evropian ka 90 ditë afat për të kryer hetimin që do të thotë se presim një vendim më 23 Mars 2023.

Komisioni jo medoemos do të bllokojë marrëveshjen por mund të shtyjë transaksionin apo të detyrojë Microsoft të bëjë lëshime.

“Prej vitesh Microsoft ka qenë një lojtar madh në zinxhirët e furnizimit të industrisë gaming. Ka vendosur të blejë Activision Blizzard, një prodhues i famshëm i përmbajtjeve gaming. Ne duhet të sigurohemi se mundësitë mbeten të hapura në të ardhmen për distributorët ekzistues të lojërave për PC dhe konsola si dhe për sistemet operative rivale,” tha zyrtarja e lartë Evropiane për konkurrencën Margrethe Vestager. /PCWorld Albanian