“Pjesa e mbetur e vitit 2012 do të jetë kohë sfiduese për prodhuesit e smartfonëve, sepse do të hasin në vështirësi për të diferencuar produktet e tyre ndaj konkurrencës,” – thotë Richard Kramer, partner në Arete Research.
Shitjet e smartfonëve do të variojnë midis 750 milionë dhe 800 milionë njësive dhe do të sjellin mbi 230 miliardë të ardhura dollarë gjatë vitit 2012, deklaroi Kramer, gjatë konferencës Open Mobile Summit, në Londër.
Sidoqoftë, Apple, Samsung Electronics dhe HTC, janë të vetmet kompani që do të shënojnë përfitime.
Problemi kryesor pritet të jetë diferencimi i produkteve, gjersa hyrësit e rinj në këtë treg presin nivel më të ulët përfitimi.
Rezultati përfundimtar pritet të jetë shfaqja e modelit të tregut të PC-ve edhe për smartfonët. Në të njëjtën kohë, kostoja, përfshirë edhe licencimet për patenta dhe marketingu, do të shtrenjtohet për tregtarët e celularëve dhe gjithçka bëhet më e frikshme, mendon Kramer.
Për të shpëtuar vetveten, tregtarët duhet të ndryshojnë.
“E shoh industrinë, duke lëvizur drejt asaj që e quaj faza e ‘pas harduerit’. Ne kemi bërë harduer dhe të gjithë kemi smarftonë në xhepat tanë,” – tha Kramer.
Një nga mënyrat me të cilat tregtarët provojnë të diferencojnë veten është integrimi i smarftonëve me lloje tjera të pajisjeve, përfshirë edhe televizorin. Për shembull, Sony shpreson të ringjallë shitjet e smartfonëve, duke shfrytëzuar përparësinë që ka me produktet tjera elektronike.
Por, kjo s’do të ndodhë brenda natës, sipas Steve Walker, CMO i Sony Mobile Communications, i pranishëm edhe në Open Mobile Summit.
“Jo gjithçka do të ndodhë menjëherë. Konsumatori nuk shkon në dyqan celularësh dhe të kërkojë të gjitha pajisjet në një të vetme. Por, ajo që bëjnë është që një gjë e lidhinme tjetrën dhe ndoshta provojnë disa shërbime. Para se ju ta kuptoni këtë, gjërat fillojnë të bashkëveprojnë,” – tha Walker.
Kur celularët duken të njëjtë, marka tregtare bëhet e rëndësishme, sidomos kur njerëzit janë në dyqan për të marrë një celular të ri.
Vetëm markat tregtare të njohura nuk mjaftojnë, sipas Walker. Produkti duhet të përshtatet me imazhin e asaj marke, nëse konsumatori do të blejë sërish celularë nga e njëjta kompani. Më e rëndësishme është nëse ia rekomandon miqve, vazhdoi Walker.
Tregu i smartfonëve nuk është vetëm për smartfonët e tregut të lartë për SHBA-në dhe Europën, sipas Kramer. Shfaqja e tregjeve të reja po bëhet aq interesante, saqë konsumatorët në këto vende të botës blejnë celularë të lirë. Ata vazhdojnë të blejnë celularë të tillë në masë më të madhe kur kushtojnë më pak se 100$.
Në bazë të parashikimeve të Kramer, thuhet se tregjet e reja do të përbëjnë rreth 60% të shitjeve totale të smartfonëve vitin e ardhshëm.
Për shembull, Vodafone do të hedhi në treg Smart 2, i cili do të ofrojë po të njëjtën performancë që ofronin smartfonët para tre viteve.
Smartfonët në tregjet e reja do të jenë të bashkëlidhur me ndonjë shërbim interneti, deri kur tabletët do shëndrrohen në platforma kompjuterike me çmim më të ulët.
Dy terma që shpesh po përdoren në tregun e smartfonëve janë “mall” dhe “i hapur”.
Kur dëgjon termin mall, Kramer mendon për misër, bakër dhe grurë, jo për diçka tjetër që një departament për hulumtim dhe zhvillim duhet të kalojë plot nëntë muaj për ta zhvilluar. Ai mendon që fjala “i hapur” është bërë një mit, një gjë për të cilën nuk janë të interesuar kompani si: Apple, Google, Facebook apo Amazon.
“Asnjëra nga këto kompani nuk dëshiron ekosisteme të hapura,” – thotë Kramer. (CIO Albanian)