Business & Management

Jack Ma humb kontrollin e Ant Group

Jan 9 2023
0 Shpërndarje
Rregullatorët Kinezë bllokuan IPO-në dhe kërkuan të rikthehej në atë çfarë kishte qenë, një ofrues pagesash. Një vit më vonë Alibaba u gjobit me 2.8 miliardë dollarë për praktika monopolitistike. Jack Ma humb kontrollin e Ant Group

Miliarderi Kinez Jack Ma ka hequr dorë nga kontrolli i Ant Group. Sipas Wall Street Journal, kompania e cila është filial i Alibaba njoftoi se do ti japë fund marrëveshjeve që kishin lejuar Ma të mbante një kontroll dominuese brenda strukturave drejtuese të Ant Group.

Sipërmarrësi kishte 50% të të drejtave të votimit të Ant pavarësisht se nuk ishte pjesë e bordit të drejtorëve e as përfshihej në operacionet ditore të kompania.

Ma ka influencuar Ant Group përmes investimeve të cilat së bashku përbënin 50.5 përqind të aksioneve të gjigantit fintech. Në të ardhmen Ant tha se Ma dhe nëntë ekzekutivë të tjerë do të kishin të drejta votimi të pavaruar nga njëri-tjetri.

Reuters përllogarit se Ma do të ketë në pronësi 6.2 përqind të Ant Group pasi kompania të ketë implementuar ndryshimet e njoftuara gjatë fundjavës.

Në 2020-ën pak pasi Ant të dilte në bursë me një vlerë prej 34 miliardë dollarësh, Ma u vu në shënjestër nga autoritetet Kineze pasi i quajti bankat e vendit si ushtarë të qeverisë gjatë një fjalimi në Shangai.

Rregullatorët Kinezë bllokuan IPO-në dhe kërkuan të rikthehej në atë çfarë kishte qenë, një ofrues pagesash. Një vit më vonë Alibaba u gjobit me 2.8 miliardë dollarë për praktika monopolitistike.

Që atëherë Ma ka shmangur daljen në publik. /PCWorld Albanian