Business & Management

Jack Ma heq dorë nga kontroll i perandorisë Ant Group

Kor 29 2022
0 Shpërndarje
Në Prill të vitit të kaluar u raportua se Ant ishte duke menduar për shitjen pjesës së Ma në kompani për të dorëzuar kontrollin. Jack Ma heq dorë nga kontroll i perandorisë Ant Group

Miliarderi Kinez Jack Ma ka planifikuar të heqë dorë nga kontrolli i Ant Group sipas një raporti të Wall Street Journal pas ndërhyrjes së autoriteteve Kineze të cilat bllokuan IPO-në prej 37 miliardë dollarë të kompanisë në 2020-ën.

Ky bllokim çoi kompaninë drejt një ristrukturimi. Ndërsa Ma ka vetëm 10% të Ant, një filial i Alibaba Group, ai ka kontroll mbi kompaninë përmes entiteteve të tjera.

Hangzhou yunbo, një mjet investimi për Ma, ka kontroll mbi dy entitete të tjera të cilat kanë një përqindje të kombinuar prej 50.5% në Ant.

Duke cituar burime të fshehta, WSJ tha se Ma mund të heqë dorë nga kontrolli i kompanisë duke transferuar fuqinë e tij të votës tek ekzekutivë të kompanisë si shefi ekzekutiv Eric Jing.

Ant ka informuar autoritetet rregullatorë lidhur me synimet e Ma ndërsa përpiqet të ristrukturohet në një kompani financiare. Sipas kompanisë rregullatorët nuk kanë kërkuar këto ndryshime por kanë dhënë bekimin e tyre.

Në Prill të vitit të kaluar u raportua se Ant ishte duke menduar për shitjen pjesës së Ma në kompani për të dorëzuar kontrollin.

IPO-ja e Ant, e cila do të kishte qenë më e madhja në botë, u bllokua pak ditë pas perandoria e Ma u mësy nga autoritetet Kineze.

Ant operon sistemin e pagesave më të madh në Kinë Ali Pay me mbi 1 miliardë përdorues. Dikur një figurë shumë publike, Ma ka mbajtur një prezencë të kufizuar online pas presionit nga autoritetet. /CIO Albanian