Business & Management

Jack Dorsey largohet nga drejtimi i Twitter

Nën 30 2021
0 Shpërndarje
Sakaq Dorsey njihej për stilin e tij jo-formal me një unazë në hundë, mjekër të gjatë dhe një regjim shëndeti që përfshinte joga dhe ushqyerja vetëm njëherë në ditë. Jack Dorsey largohet nga drejtimi i Twitter

Bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey do të largohet si shefi ekzekutiv i kompanisë. Ai do të zëvendësohet nga CTO Parag Agrawal bëri të ditur Twitter.

Dorsey, i cili themeloi Twitter në 2006, ka shërbyer si ekzekutiv i Twitter dhe kompanisë së pagesave Square.

“Ka ardhur momenti që unë të largohem,” tha Dorsey. Agrawal ju bashkua Twitter në 2011-ën dhe që prej 2017 ka qenë shef i teknologjisë pranë kompanisë.

Sakaq Dorsey njihej për stilin e tij jo-formal me një unazë në hundë, mjekër të gjatë dhe një regjim shëndeti që përfshinte joga dhe ushqyerja vetëm njëherë në ditë.

Kohët e fundit ai u vu nën presion nga investitorët të cilët besonin se Twitter nuk po merrte vëmendjen e nevojshme ndërsa Dorsey drejtonte edhe Square. /CIO Albanian