Karriere

Ish themeluesi i WhatsApp flet për “përplasjet e tij” me Zuckerberg

Sep 26 2018
0 Shpërndarje
Acton shpenzoi tetë vite pranë WhatsApp përpara se të largohej nga Facebook në Shtatorin e vitit të kaluar. Ish themeluesi i WhatsApp flet për “përplasjet e tij” me Zuckerberg

Bashkëthemeluesi i WhatsApp Brian Acton kishte pasur disa mosmarrëveshje me shefin ekzekutiv të Facebook dhe shefen operative Sheryl Sandberg për mënyrën e monetizimit të shërbimit të komunikimit.

Dy themeluesit e Instagram janë largimet më të fundit nga Facebook.

Kevin Systrom dhe Mike Krieger dhanë dorëheqjen me pretekstin se po kërkonin diçka më kreative ndërsa shumë media raportonin marrëdhënien e tensionuar mes tyre dhe Zuckerberg.

Acton shpenzoi tetë vite pranë WhatsApp përpara se të largohej nga Facebook në Shtatorin e vitit të kaluar.

Bashkëthemeluesi i tij Jan Koum u largua nga Facebook në Prill dhe ishte një prej zërave më të shquar të privatësisë brenda rrjetit social.

Gjatë një interviste për The Forbes, Acton tha se Facebook dëshironte tu shiste mjete analitike bizneseve në WhatsApp por që në mesin e kësaj strategjie qëndronte enkriptimi fundor i platformës.

Acton kishte sugjeruar të monetizonin WhatsApp mbi një model me metrazh ku përdoruesit tarifoheshin kur kalonin një limit mesazhesh.

Planet e tij u refuzuan nga Zuckerberg dhe Sandberg. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>