Aplikacione

Ish shefi i reklamimit në Google ndërton një motor kërkimi rival

Tet 6 2022
0 Shpërndarje
Me shtojcën e instaluar nuk shfaqet asnjë reklamë nëpër faqe. Edhe pse ka pasur shumë që kanë pretenduar për rivalizimin e Google, asnjë nuk e ka bërë. Ish shefi i reklamimit në Google ndërton një motor kërkimi rival

Një motor kërkimi pa reklama dhe që nuk gjurmon përdoruesit debutoi në Britani, Francë dhe Gjermani ditën e Enjte.

Neeva ka 600 mijë përdorues në SHBA kur debutoi vitin e kaluar. krijuesi Sridhar Ramaswamy, i cili ka punuar për Google për 16 vite dhe drejtuar biznesin e reklamave, tha se sektori i teknologjisë është bërë një shfrytëzues i të dhënave të përdoruesve, diçka që ai nuk dëshiron të jetë më pjesë.

Gjurmuesit ndajnë informacione rreth aktivitetit online, kjo falë reklamave.

Neeva ka ngritur investime prej 77.5 milionë dollarësh. Jo vetëm që ofron kërkim por edhe funksionalitete si menaxher fjalëkalimesh apo rrjete virtuale private por me pagesë.

Përdoruesve ju kërkohet të krijojnë një llogari për të bërë abonime në të ardhmen nëse dëshirojnë.

Mjafton të kërkoni diçka në Google dhe Neeva dhe faqja e parë do të tregojë rezultate të ngjashme. Shtojca e Neeva për Chrome tregon një  listë gjurmuesish në faqet e vizituara.

Me shtojcën e instaluar nuk shfaqet asnjë reklamë nëpër faqe. Edhe pse ka pasur shumë që kanë pretenduar për rivalizimin e Google, asnjë nuk e ka bërë.

I pyetur nëse do të arrijë një ditë të tejkalojë kompaninë ku ai ka punuar, Ramaswamy that se nuk është e mundur. “Google ka shumë përdorues, shumë të ardhura.” /PCWorld Albanian

Tags >

Google