Ditën e Hënë Slack bëri të ditur se ka blerë startupin Astro pas asistentit të e-mail-eve Astrobot.
Marrëveshja e cila është më e madhja në historinë e Slack do të ndihmojë kompaninë të arrijë misionin e saj atë të integrimit të e-mail-it dhe kalendarëve në kanalet e komunikimit.
Astro u themelua në 2015-ën nga bashkëthemeluesit e Zimbra Andy Paflaum, Roland Schemers dhe Ross Dargahi.
Vitin e kaluar prezantoi Astrobot, një aplikacion në Slack i cili integronte e-mail-et dhe kalendarët direkt në platformë.
Lajmi i keq është se aplikacioni për Mac, iOS, Android, Amazon, Alexa dhe Slack do të mbyllet në Tetor përgjithnjë.
Përdoruesit aktualë do të kenë akses në shërbimin e ofruar. Ekipi i punonjësve prej 30 do të kalojë tek Slack. /CIO Albanian