Data Center

Infrastruktura cloud vlerësohet me 42 miliardë dollarë

Gus 2 2021
0 Shpërndarje
Është tre mujori i katërt që rritet dhe Amazon Web Services udhëheq ndërsa Microsoft po rritet më shpejt se rivalët. Google gjithashtu ka ruajtur hapin. Infrastruktura cloud vlerësohet me 42 miliardë dollarë

Infratruktura cloud po vazhdon të rritet duke mos shfaqur aspak shenja ngadalësimi. Tregu arriti vlerën e 42 miliardë dollarëve në tre mujorin e dytë të 2021.

Është tre mujori i katërt që rritet dhe Amazon Web Services udhëheq ndërsa Microsoft po rritet më shpejt se rivalët. Google gjithashtu ka ruajtur hapin.

Vetëm Amazon raportoi 14.81 miliardë dollarë të ardhura gjatë tre mujorit të kaluar ose 33% të tregut. Microsoft u rrit më shpejt me 51% krahasuar me 37% të Amazon dhe tashmë ka 20% të tregut. Azure gjeneroi 8.4 miliardë dollarë të ardhura.

Google në vendin e tretë u rrit me 54% dhe gjeneroi 4.2 miliardë dollarë të ardhura. Ende zotëron vetëm 10% të tregut.

Pas tre të mëdhenjve vjen Alibaba me 6% të tregut ndërsa IBM shënoi rënie me 4% të tregut. Të dhënat vinë nga firma analitike Synergy, por edhe Canalys raporton një situatë të ngjashme.

Sipas këtij të fundit Amazon ka 31% të tregut, Microsoft 22% dhe Google 8%. /CIO Albanian