Pas një muaji të ngjeshur të eventeve nga Apple, Google, Amazon dhe Microsoft, ka qenë një periudhë e qetë për pajisjet e reja të teknologjisë.
Duket se HTC është e vendosur ta ndryshojë këtë “qetësi”, duke lajmëruar një event më 13 nëntor në New York.
Ftesa është e shkurtër, duke thënë: “Ne ju ftojmë që të përjetoni bashkëpunimin tonë të fundit”,- një bashkëpunim mes HTC dhe Verizon.
Sipas gjasave, telefoni do të jetë një përsëritje e super telefonit që kompania e ka planifikuar me muaj.
Nëse specifikimet janë të njëjta me ato të HTC J Butterfly, pajisja do të ketë ekran 5 inç HD Super LCD 3 me 440 ppi, 2 GB RAM dhe procesor ultra të shpejtë 4 bërthamësh S4 Snapdragon Pro. (CIO Albanian)