Internet

Gjykata e Lartë Evropiane godet praktikën Zero-Rating të operatorëve celularë

Sht 3 2021
0 Shpërndarje
Rregullorja për neutralitetin e internetit në Evropë u miratua në 2015-ën dhe hyri në fuqi në 2016-ën por kritikët thanë se rregullorja ishte e dobët. Gjykata e Lartë Evropiane godet praktikën Zero-Rating të operatorëve celularë

Gjykata më e lartë Evropiane i dha një goditje tjetër modelit “zero-rating” të tarifimi dhe është vendimi i dytë i një gjykate që thotë se praktika në fjalë cënon aksesin e hapur në internet.

“Zero-rating” i referohet një oferte nga një operator celular që përjashton nga konsumi i të dhënave disa aplikacioneve shumë popullore.  E thënë thjeshtë një operator aplikon një çmim zero për trafikun e gjeneruar nga një aplikacion i caktuar apo një kategori aplikacionesh.

Autoriteti Evropian i Rregullatorëve për Komunikimet Elektronike (BEREC) i ka ndaluar disa praktika zero-rating siç është rasti kur përdoruesi arrin limitin e paketës dhe të gjitha aplikacionet bllokohen me përjashtim të një kategori të caktuar.

Gjykata e Lartë Evropiane tha se kjo praktikë është në kundërshti me principin e internetit të hapur. Rregullorja për neutralitetin e internetit në Evropë u miratua në 2015-ën dhe hyri në fuqi në 2016-ën por kritikët thanë se rregullorja ishte e dobët.

Në një deklaratë ku mirëpriti vendimin e gjykatës, Shoqata Evropiane për Mbrojtjen e Konsumatorëve thoshte se kur kompani si Vodafone përdorin modelin zero-rating ata kufizojnë çfarë interneti mund të ofrojë. Zero-rating është kundër zgjedhjes së lirë të konsumatorëve. /CIO Albanian